Brukseli ia lë Serbisë të vendosë nëse SHBA do të përfshihet në bisedime
BKT
Lajme

Brukseli ia lë Serbisë të vendosë nëse SHBA do të përfshihet në bisedime

Agjencia e lajmeve dtt-net.com shkruan sot se zyrtarë nga Brukseli kanë komentuar kërkesën e Kosovës bërë Uashingtonit që SHBA të ketë një prezencë të përhershme aktive në tryezën e bisedimeve në Bruksel.

Burime zyrtare të dtt-net kanë thënë se për përfshirjen e SHBA në bisedime përveç Prishtinës duhet të pajtohet edhe Serbia.

“Varet nga të dy vendet, Kosova dhe Serbia, nëse SH.B.A., ose ndonjë tjetër, do të bashkohen në bisedimet e ndërmjetësuara nga BE, thanë burimet e BE duke komentuar për dtt-net. com Kërkesa e Prishtinës i është bërë dje Uashingtonit për një "prezencë të përhershme aktive" në tryezën e bisedimeve në Bruksel.”


MË SHUME NGA Lajme