Thaçi përkujton veprimtarin Sabit Veseli

Thaçi përkujton veprimtarin Sabit Veseli

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, në dhjetëvjetorin e vdekjes, ka përkujtuar veprimtarin e çështjes kombëtare Sabit Veseli, duke thënë se ai kishte dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në formimin dhe forcimin e UÇK-së.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se si veprimtar dhe ish i burgosur politik i viteve 80-ta, Sabit Veseli u bë frymëzues për gjeneratat e reja.

“Unë dhe Kadriu kemi shumë momente të përbashkëta të aktivitetit me Sabitin dhe ndajmë kujtime të paharruara, në Kosovë dhe diasporë. Sabiti ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në formimin dhe forcimin e UÇK-së. Vdekja e tij ishte një humbje e madhe për familjen, miqtë dhe gjithë bashkëluftëtarët”, ka shkruar Thaçi.

Postimi i plotë:

Kohërat dhe rrethanat e jashtëzakonshme na takojnë me njerëz të veçantë. Historike ishte rezistenca studentore dhe gjithëpopullore e pranverës 1989.

Atëherë në Prishtinë ndodhi një nga momentet që i dhanë drejtim jetës sime, kur në një prej bazave të organizimit të përpjekjeve për Republikë të Kosovës e takova Sabit Veselin.

Sot u bënë 10 vjet nga vdekja e parakohshme e tij. Si veprimtar dhe ish i burgosur politik i viteve 80-ta, Sabit Veseli u bë frymëzues për ne gjeneratat më të reja.

Pas daljes nga burgu, ai vazhdoi veprimtarinë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Unë dhe Kadriu kemi shumë momente të përbashkëta të aktivitetit me Sabitin dhe ndajmë kujtime të paharruara, në Kosovë dhe diasporë.

Sabiti ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në formimin dhe forcimin e UÇK-së. Vdekja e tij ishte një humbje e madhe për familjen, miqtë dhe gjithë bashkëluftëtarët. HTH