Zëdhënësi i PDK-së: Ftesa e Kurtit fyerje për Kosovën

Zëdhënësi i PDK-së: Ftesa e Kurtit fyerje për Kosovën

Avni Bytyqi, zëdhënës i PDK-së, ka kritikuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për ftesën që u bëri ambasadave të huaja që ta ndihmojnë Kosovën në përballje me pandeminë.

Reagimi i plotë:

Albin Kurti nuk është lideri i opozitës, por ish kryeministër që ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë për situatën aktuale në Kosovë.

E para: Ftesa për asistencë nga ambasadorët e huaj se kinse na pret një katastrofë humanitare, është e turpshme, e papërgjegjshme dhe fyerje për shtetin e Kosovës.

E dyta: Nëse realizohet ky parashikim i errët i Albin Kurtit, ish-kryeministri është bashkëfajtor për dy gabime trashanike që e kanë sjellë Kosovën në këtë gjendje;

-Hapja e pakontrolluar e shtetit të Kosovës gjatë pandemisë për qëllime të ulëta politike - për të organizuar protesta. E që padyshim është njëra nga arsyet kryesore e shpërndarjes se virusit SARS-CoV-2 në këtë periudhë.

-Si dhe ofrimi i një pakoje financiare për zbutjen e krizës ekonomike, e cila asnjëhere nuk është zbatuar nga vet qeveria Kurti. Mijëra qytetarë e shumë ndërmarrje nuk e morrën ndihmen e merituar nga shteti.

Pra, ish-kryeministri nuk duhet të kërkojë ndihmë nga ambasadat por falje para qytetarëve, për prishjen e koalicionit në mes të pandemisë dhe braktisjen e qytetarëve të Kosovës në krizën më të madhe që nga përfundimi i luftës.


MË SHUME NGA Aktuale