Takimi në Uashington i jep shtysë dialogut

Takimi në Uashington i jep shtysë dialogut

Ambasada amerikane në Serbi, paralajmërimin për takimin në Shtëpinë e Bardhë e ka quajtur “lajm të mirë”.

“Takimi i liderëve të Serbisë dhe Kosovës në Shtëpinë e Bardhë do ta shtynte përpara dialogun e Brukselit dhe do të sillte më shumë stabilitet në rajon”, ka thënë kjo ambasadë përmes një njoftimi në rrjetin social, Twitter.

I dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë –Serbi, Richard Grenell ka paralajmëruar të premten se liderët e dy shteteve do të takohen më 2 shtator në Uashington.