‘Bomba’ e mbrëmjes: Messi dëshiron të largohet nga Barcelona këtë muaj!
BKT
Sport

‘Bomba’ e mbrëmjes: Messi dëshiron të largohet nga Barcelona këtë muaj!

Lajmi më i keq për tifozët e Barcelonës ka ardhur të dielën mbrëma.

Superylli argjentinas, Lionel Messi, ka shprehur dëshirën e tij për t’u larguar nga klubi katalunas qysh këtë muaj, përcjell Olle.

Lajmi është bërë i ditur nga Marcelo Bechler, gazetari i cili e kishte paralajmëruar transferimin e Neymarit nga Barcelona nga PSG’ja.

Lionel Messi

Sipas Bechler, Messi nuk dëshiron të jetë më pjesë e Barcelonës dhe nuk dëshiron ta respektojë kontratën që ka me klubin e që i skadon në verën e vitit tjetër.

Manchester City dhe Interi janë dy klubet që kanë shprehur interesim të madh për argjentinasin, me Cityn që dëshiron të thyej të gjitha rekordet për ta pasur në klub Messin.