Mediat serbe përgadisin terrenin për Deshtimin e Gjykatës Speciale
BKT
Lajme

Mediat serbe përgadisin terrenin për Deshtimin e Gjykatës Speciale

Pas Shtëpisë së Verdhë mediat serbe nxjerrim Aeroplanin Sllovak Analisti i njohur Shkëlzen Maliqi shkroi pak minuta më parë në profilin e tij në facebook se Media Idiote e Serbisë është duke e përgaditur opinioni serb për dështimin e akuzave të Gjykatës Speciale.

Këtë konstatim Maliqi e bazon në faktin se media të afërta në Beograd me Presidentin serb Vuçiç kanë publikuar shkrime që i referohen rrëzimit të aeroplanit sllovak gjatë vitit 2006 në Kosove. Paturpësisht këto media gënjejnë se aeroplani sllovak ishte i mbushur me prova për krimet që UÇK kishte bërë ndaj serbëve..

Postimi i plotë i analistit Shkëlzen Maliqi..

Shtypi idiot i Serbisë si duket po e përgatit opinion e vet për dështimin e disa padive të Gjykastës Speciale, që do të shpallen së shpejti, duke botuar spekulimin senzacional se aeroplani i njësisë sllovake të KFOR-it, që u rrezua në vitin 2006, ka bartur dëshmi mbi krimet e UÇK-së! Pasi që shërbimet sekrete serbe i kanë fabrikuar një pjesë bukur të madhe të këtyre "krimeve", tashti shpikin edhe një krim tjetër të shkatërrimit të qëllimshëm të dëshmive! Shpikja monstruoze e tregtisë së organeve edhe ashtu serish përjetoi fijasko, nuk eshte gjetur asnjë dëshmi kredibile për "Shtëpinë jeshile", dhe tashti për opinionin në Serbi, po edhe atë ndërkombetar, plasohen këto lajme senzacionale! Ku është kundërpropganda e jone për fake news? Askund


MË SHUME NGA Lajme