VIDEO- Sot shfaqet filmi `Exile` në rrjetin e kinemave gjermane
SOT NË RRJETIN E KINEMAVE GJERMAVE SHFAQET FILMI”EXILE” i regjisorit Visar Morina.
Regjisori Visar Morina, tha se filmi sot do të fillojë të shfaqet në Gjermani dhe Austri.
"Shpresoj që njerlëëzit fo të shkojnë dhe do ta shikojnë filmin", tha ai sot live nga Berlini për emisionin e mëngjesit `Mirëmëngjesi Kosovë`, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Ai bëri dije se filmi është i mirëpritur.
Filmi ‘Exile’ nga Visar Morina rrëfen tregimin e Xhaferit, një inxhinier i kimisë me origjinë nga Kosova, i cili ndjehet i diskriminuar dhe i ngacmuar në vendin e punës, gjë që e zhytë atë në krizë të identitetit.
‘Exile' është bashkëprodhim në mes të Komplizen Film Gjermani, Ikonë Studio Kosovë dhe Frakas nga Belgjika i financuar nga Ministri për Kulturë dhe Media, Film- und Medienstiftung NRW, German Federal Film Fund, Belgium Film Tax Shelter, Medienboard Berlin Brandenburg, Qendra Kinematografike e Kosovës, Eurimages, dhe German Federal Film Board.
“Exile' poashtu sjell një kastë briliante të aktorëve, si: Sandra Hüller, Mišel Matieviq, Astrit Kabashi, Valentina Dubovci, Flonja Kodheli, Getuart Hajrizaj, Ameli Kabashi.























