16:57 / 22.08.2020
Shpend Ahmeti reagon për rastin ‘FC Prishtina’
Gjatë ditës së sotme janë konfirmuar tetë raste pozitive me COVID-19 të skuadra e FC Prishtinës e cila gjendet në Gjibraltar aty ku nga ora 18:00 është dashur të luajë ndeshjen ndaj Lincoln Red Imps në kuadër të Ligës së Evropës.
Lidhur me këtë ka reaguar i pari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti me anë të një postimi në llogarinë e tij në Twitter.
Ahmeti i ka vënë në dyshim testimet e bëra nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në dy raste te kryeqytetasit.
Më poshtë postimi i tij:
























