16:01 / 24.08.2020
Presidenti Thaçi falënderon mësimdhënësit e të gjitha niveleve në Kosovë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka falënderuar 30 mijë mësimdhënës të niveleve të arsimit publik dhe privat në Kosovë.
Shefi i shtetit këtë falënderim e ka bërë në prag të fillimi të vitit të ri shkollor, i cili do të filloj më 1 shtator.
“Faleminderit. Rreth 30 mijë mësimdhënësve të të gjitha niveleve të arsimit publik dhe privat në Kosovë”, ka shkruar Thaçi në postimin e tij në “Facebook”.
























