Edhe një ish-ushtar i UÇK-së ftohet nga Specialja
BKT
Lajme

Edhe një ish-ushtar i UÇK-së ftohet nga Specialja

Gjykata Speciale ka vazhduar me dërgimin e ftesave për ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Specialja kësaj radhe ka ftuar për intervistim Shemsedin Thaqin,ish-luftëtar i UÇK-së.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati, teksa ka thënë se Thaqi si gjithë luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të dalë i pafajshëm dhe faqebardhë.

“Sapo mora lajmin që i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale është ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Shemsedin Thaqi, një ish luftëtar i zoti i UÇK-së, Shemsedini si gjithë luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të dalë i pafajshëm dhe faqëbardh”, ka shkruar ai.


MË SHUME NGA Lajme