Analistët: E rëndësishme uniteti i partive politike
Kritikat, akuzat mes partive në partneritet qeverisës i shoh të natyrshme. Dihet se ky koalicion ka dalë për shkak të rrëzimit të Qeverisë Kurti.
Kështu deklaroi analisti Nexhmedin Spahiu në Imazh të RTK-së.
Më tej ai shtoi se problemet dolën në shesh me rastin e daljes në pah çështja e postit të Presidentit, kur dihet se mandati i Presidentit i kalon në vitin e ardhshëm e sidomos tani me rastin kur Presidenti i vendit po ballafaqohet me aktakuza ende të pakonfirmuara nga Gjykata Speciale.
“Nëse ka pretendime që posti i Presidentit t’i takojë LDK-së, është e mundshme që të bëjë marrëveshje me PDK-në, ndërkohë që këtë pretendim të LDK-së me këtë koalicion aktual është i pamundur, ngase këtë e ka shfaqur hapur AAK, me propozimin që Ramush Haradinaj të ketë postin e Presidentit”, sqaroi ai.
Ndërsa analisti Fisnik Halimi konsideron se është me rëndësi që të kemi një dakordancë mes partnerëve të koalicionit, sepse deri më tani Kosova ka pësuar shumë nga mosuniteti gjithëkosovar.
Ndërkohë që ftesa nga zoti Hoti analisti Halimi e konsideron si joserioze. Kryeministri Hoti duhet t’ia kthejë kompetencat Kuvendit, sepse dihen rrethanat se si është zgjedhur në atë post.
“Qeveria e Kosovës nuk ka kapacitet ta marrë përsipër dialogun mes Kosovës e Serbisë, prandaj duhet të krijoihet ekipi i unitetit”, delkaroi ai.RTKLive























