18:23 / 26.08.2020
LVV kundër takimit në Shtëpinë e Bardhë
Në kohën kur Ramush Haradinaj ishte kryeministër, ne, LVV e LDK, kur ishim në opozitë, konsideronim se asaj qeverie i mungonte legjitimiteti e legaliteti në kuptimin e aprovimit të platformave të ekipeve dhe mënyrës së përfaqësimt në dialog me Serbinë, ngjashëm kemi situatën edhe tani, një qeveri e brishtë për nga numëri i votave, etj.
Kështu deklaroi deputeti I LVV-së, Alban Hyseni në Imazh te RTK.
Ai ndër të tjera shtoi se LVV është e mendimit që tani nuk është koha e përshtatshme të shkohet në Shtëpinë e Bardhë, ngase atje pas pak kohësh do të fillojnë zgjedhjet presidenciale, ndërkaq në Serbi zgjedhjet ishin të manipuluara, etj. Prandaj themi se nuk është koha e duhur të shkohet në takim në Shtëpinë e Bardhë. RTKLive























