Shoshi: PDK kërkon raportim të kryeministrit Hoti në Kuvend
Kryeministri e ka obligim ligjor të raportojë në Kuvendin e Kosovës për procesin e dialogut mes Kosovës e Serbisë, për temat të cilat po trajtohen e do të trajtohen.
Ishte ky një prononcim deputetes së Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, në Imazh te RTK.
“Si anëtare e Komisionit për Punë të Jashtme jam tejet e shqetësuar, sepse nuk kemi asnjë informacion sado të vogël nga temat që do të mund të trajtohen në dialog”, shtoi ajo.
Ndërsa lidhur me ftesën e kryeministrit Hoti dërguar PDK-së, deputetja Shoshi deklaroi se kjo çështje i takon ta trajtojnë organet e partisë, por, sido që të jetë, ne deputetët kemi nevojë të informohemi lidhur me ecurinë e takimeve mes përfaqësuesve tanë dhe të Serbisë, duke shtuar se deputetët e Kosovës nuk kanë informacione shtesë veçse ato që marrin nga mediet. RTKLive























