Haradinaj-Stublla thërret shqiptarët në Mal të Zi të dalin në zgjedhje
BKT
Lajme

Haradinaj-Stublla thërret shqiptarët në Mal të Zi të dalin në zgjedhje

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla u ka bërë thirrje bashkëkombësve në Mal të Zi, që të dalin masivisht në zgjedhjet e 30 gushtit.

Haradinaj-Stublla ka thënë se këto zgjedhje duhet bashkuar të gjithë shqiptarët pa dallim, në rrugën e përbashkët Euro-Atlantike.

"Ju bëjmë thirrje të gjithë bashkëkombasve tanë në Mal të Zi, të dalin masivisht në zgjedhjet e 30 gushtit. Këto zgjedhje të bashkojnë të gjithë shqiptarët pa dallim, në rrugën tonë të përbashkët Euro-Atlantike", ka shkruar ajo. 

 


MË SHUME NGA Lajme