Në qendër të Prishtinës do të ndërtohet memorial për vëllezërit Bytyqi
BKT
Lajme

Në qendër të Prishtinës do të ndërtohet memorial për vëllezërit Bytyqi

Në Qendër të Prishtinës do të ndërtohet memorial për vëllezërit Bytyqi,kështu ka bërë të ditur deputeti i AAK-së, Gazmend Syla.

Përmes një shkrimi në Facebook, Syla ka shkruar se këtë iniciativë e ka marrë së bashku me deputetin Daut Haradinaj.

“Ndjehem i nderuar dhe i privilegjuar për mundësinë e dhënë nga gjenerali Daut Haradinaj dhe bashkëluftëtarët, që të marrë iniciativën për ngritjen e Memorialit për vëllezërit Bytyqi në qendër të Prishtinës”

“Poashtu pas komunikimit me familjarët e Heronjve, shpreha gatishmërinë e koordinimit me ta në të gjitha detajet e këtij projekti kombëtar”, ka shkruar ai./GazetaExpress/


MË SHUME NGA Lajme