Tare: Nuk do të interesohemi më për Kumbullën
BKT
Sport

Tare: Nuk do të interesohemi më për Kumbullën

Lazio duket se i ka dhënë fund përpjekjeve për të blerë Marash Kumbullën.

Vetë drejtori i bardhekaltërve Igli Tare u shpreh qartë “Sport Italia” se klubi roman nuk interesohet më për mbrojtësin e talentuar 20-vjeçar të Veronës dhe Shqipërisë.

“Marash Kumbulla? Lazio nuk do të merret më për të”, u shpreh i kontaktuar nga “Sport Italia” Tare.

Lazio tentoi me këmbëngulje të blinte Kumbullën duke i ofruar Veronës 22 milionë euro plus futbollistin e tij Andre Anderson, por refuzimi i palës verdheblu nuk është pritur mirë nga drejtuesit e Lazios, të cilët duket se kanë hequr dorë përfundimisht për shqiptarin e talentuar.

Në këto kushte, i hapet rruga Interit për të rrëmbyer Kumbullën.