Godet Feronikeli, blen mbrojtësin e njohur slloven
BKT
Sport

Godet Feronikeli, blen mbrojtësin e njohur slloven

FC Feronikeli vazhdon të jetë mjaft aktive në tregun e kësaj verë, raporton RTKLive.com.

Klubi nga Drenasi sonte ka sjellë një tjetër përforcim të madh. Mbrojtësi slloven Ozbej Kuhar është lojtari i radhës që ka arritur marrëveshje me skuadrën nga “Rexhep Rexhepi”.

FC Feronikeli përmes një njoftimi, ka konfirmuar marrëveshjen e arritur me sllovenin.

Ky është njoftimi i klubit nga Drenasi:

FC Feronikeli ka arritur një tjetër marrëveshje, me tjetër futbollist fantastik.

Është fjala për mbrojtësin slloven, Ozbej Kuhar, i cili ka vënë firmën në kontratën e ofruar nga Feronikeli për të kaluar sezonin e ardhshëm si pjesë e klubit tanë.

Kuhar luan në pozitën e mbrojtësit të djathtë dhe vjen në klub në vazhdën e përforcimeve të afatit kalimtar veror.

Mbrojtësi slloven, më parë ishte pjesë e klubit të NK Triglav nga Sllovenia dhe tani bëhet pjesë e familjes së FC Feronikelit.

FC Feronikeli vazhdon edhe më tutje të jetë aktiv në këtë afat kalimtar dhe priten edhe nënshkrime të reja.