17:40 / 29.08.2020
Rregullohet gypi, uji në kryeqytet lëshohet në ora 20:00
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” bën të ditur se ka përfunduar kyçja e dytë e gypit të çelikut për Liqenin e Badocit dhe se e kanë lëshuar ujin.
“Fillimisht, uji mbërrin në Komunën e Graçanicës për shkak të pozicionit e pastaj edhe në zonat e tjera”.
“Derisa të stabilizohet rrjeti në tërësi, merr kohë. Andaj, ju veç jeni të informuar se uji vjen në orën 20:00”.
“Faleminderit ekipeve të mirëmbajtjes dhe operimit, operatorëve ekonomik dhe të gjithë konsumatorëve që janë prekur nga këto punime teknike!”, thuhet në njoftimin e KRUP.























