Soros paralajmëron pranimin e Kosovës në BE
Situata pandemike në Kosovë ka shtyrë Fondacionin për Shoqëri të Hapur të George Sorosit të intervenojë me 1.5 milionë dollarë për t’i ndihmuar Kosovës në blerjen e vaksinave. Fondacioni, që në Kosovë funksionon prej viteve ’90 dhe vazhdimisht ka përkrahur ndërtimin e shoqërisë demokratike dhe të hapur në vend, është një intervenim emergjent, në një situatë të jashtëzakonshme.
Alexander Soros, i biri i financierit dhe filantropit të njohur amerikan me prejardhje hungareze, George Soros, që njëherësh është edhe zëvendëskryesues i organizatës së Fonadacioneve për Shoqëri të Hapur, thotë se ndihma e fundit për Kosovën është një që synon të lehtësojë vuajtjet e shkaktuara nga pandemia. Në një intervistë dhënë “Kohës Ditore” me shkrim, Soros i riu flet edhe për angazhimet e tjera që kanë në rajon, babai i tij, ai vetë dhe Fonacioni që udhëheq, ndërsa shpjegon edhe arsyet pse ky rajon, dhe posaçërisht Kosova kanë vëmendjen e pandërprerë të Sorosit që prej viteve ‘90.























