12:16 / 03.09.2020
Gjenden mbetje mortore të një të zhdukuri nga lufta në veri të Mitrovicës
Në varrezat myslimene ne veri te Mitrovicës edhe sot janë gjetur mbetjet mortore të një personi i cili ishte zhdukur me dhunë nga forcat serbe gjatë luftës. Më 6 gusht janë gjetur mbetjet mortore edhe të një personi.
Në varrezat myslimene ne Veri te Mitrovicës edhe sot janë gjetur mbetjet mortore të një personi i cili ishte zhdukur me dhunë nga forcat serbe gjatë luftës. Më 6 gusht janë gjetur mbetjet mortore edhe të një personi.
Sipas dëshmitarëve, në pjesën lart të varrezave duhet të gjenden edhe 11 trupa dhe në pjesën e poshtme përtej rrugës edhe 9 të tjerë.Deri më tani në këto dy lokacione janë gjetuar mbi 55 persona te zhdukur.
Së shpejti pritet të ketë lokalizim dhe gërmime të tjera po në këto lokacione.
Reportere: Shqiponjë Osmanaj























