Grenell: Qytetarët e Kosovës dhe Serbisë meritojnë ‘normalizim ekonomik’
BKT
Lajme

Grenell: Qytetarët e Kosovës dhe Serbisë meritojnë ‘normalizim ekonomik’

Richard Grenell, i dërguari i presidentit amerikan, Donald Trump ka thënë se populli i Kosovës dhe Serbisë meriton normalizim ekonomik dhe krijimin e mundësive për një ekonomi më gjallëruese.

Sot jam i fokusuar një rininë të cilët duan karrierë, vende të mira pune dhe lidhje me Perëndimin.

“Ju kam dëgjuar. Dhe unë do të shtyj fort për ju. Le ta lëmë mënjanë politikën!”, ka shkruar Grenell.

Ndryshe, në Shtëpinë e Bardhë sot (e enjte) pritet të takohen kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Nikoqirë të takimit do të jenë këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien, si dhe i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

O’Brien të mërkurën ka thënë se diskutimet në Shtëpinë e Bardhë, mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë, do të çojnë përpara paqen përmes bashkëpunimit ekonomik.


MË SHUME NGA Lajme