Historia e Grupit muzikor `Fontana`
Grupi Fontana u themelu në vitin 1976 nga kaçanikasit Naim Koxha, Zekirja Gashi, Osman Shehu, Lutfi Shehu, dhe Sadik Sadiku nga Ferizaj. Fillimisht ishin pjesë e SHKA “Përparimi” por ma vonë ‘pavarsohen’ dhe fillojnë me aktivitete muzikore në Kosovë.
Inçizimet e para në Radio Televizionin e Prishtinës u realizun në vitin 1981. Këngët e para ishin: “Shkëmbi i kujtimit” dhe “Më dëgjo moj më dëgjo”. Pas një viti u inçizuan edhe tri këngë tjera: “Lozonjarja”, “Pse më ike pa më thuaj” dhe “Zgjatma dorën”.
Në vitin 1982 marrin pjesë në festivalin e parë të muzikës rok në Kosovë që ishte organizim i rinisë kosovare së bashku me rok grupet muzikore për me tregu se edhe Kosova ka kriju ni kulturë të mirëfilltë të muzikës rok sikurse edhe popujt tjerë.
Mbas realizimit të kangëve, ky grup u ndalu politikisht dhe kangët dhe Osman Shehu me grupin e kishin të ndalume aktivitetin publik dhe kangtari shpallet person nongrata nga sistemi komunist. Në vitin 1990 grupi Fontana mbanë ni koncert si grup i ribashkum në Kaçanik.
Në vitin 1995 Osman Shehu merr pjesë në festivalin “Zambaku i Prizrenit” ku shpërblehet me dy vendet e para me çmimet “Mikrofoni i artë” dhe “Zambaku i argjendtë”
Antari i grupit Zekijra Gashi me banim në Suedi, në vitin 2000 realizon ni album ku janë të publikume 10 kangë. N’at album janë kangët e Fontanës por edhe ka edhe krijime të reja.
Aktualisht, aktiv në muzikë âsht vetëm Osman Shehu i cili ka të editume dy albume dhe tre albume ‘live’ së bashku me kangtarin Veli Sahiti.
P.S. Historiati i grupit Fontana natyrisht se âsht shum ma i gjân sesa rreshtat ma nalt, mirpo sigurisht se ka me pas shkrime edhe në të ardhmen.























