"Komunikimi i Grenell me Hotin e Haradinajn solli kualitet te Marrëveshja"
Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë se komunikimi i të Deleguarit Special, Richard Grenell, me kryeministrn Avdullah Hoti dhe liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj, solli përmirësimin e kualitetit të Marrëveshjes në SHBA.
Sipas saj, roli i Shtëpisë së Bardhë dhe Presidentit Trump, është i pazëvendësueshëm në forcimin e shtetësisë së Kosovës.
Komenti i saj i plotë:
Kosovë e dashur,
Kemi bërë arritje të mëdha në dialogun të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Roli i Shtëpisë së Bardhë dhe Presidentit Trump, është i pazëvendësueshëm në forcimin e shtetësisë së Kosovës.
Drejtimi i ri që po merr Kosova dhe Ballkani, me marrëveshjen tonë dypalëshe me SHBA-të, qartëson të ardhmen tonë si shtet i pavarur e sovran, zgjeron mundësitë e prosperitetit ekonomik, dhe ridrejton energjitë në konsolidimin e mëtejmë të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.
Falënderime vëllazërore për të Deleguarin Special Grenell, që duke qenë në komunikim me kryeministrin Hoti dhe kryetarin Haradinaj, arritëm bashkë t’i akomodojmë komentet dhe shqetësimet tona në përmirësimin e kualitetit të marrëveshjes.
Për Kosovën po fillon një kapitull i ri ndërkombëtar. Urime!
Zoti e bekoftë Kosovën
Zoti e bekoftë Amerikën























