Filmi “Vulë” merr çmimin për skenarin më të mirë në NYTVFF
BKT
Kulturë

Filmi “Vulë” merr çmimin për skenarin më të mirë në NYTVFF

Ky film flet për Viktorian, një punonjëse e papërgjegjshme në Ambasadën Gjermane në Prishtinë. E varur nga alkooli, dhe me mungesë të një partneri, bën një jetë geto.

Filmi artistik “Vulë” me skenar dhe regji nga Valmir Tertini ka marrë çmimin për skenarin më të mirë në New York True Venture Festival (NYTVFF).

Për realizimit e filmit “Vulë” në të cilin janë bërë bashkë aktorë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia ka dhënë mbështetjen e saj edhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë në Shqipëri.

“Vulë” deri më sot ka pasur premierë në Tiranë dhe Podgoricë. Ndërkaq gjatë muajit korrik të këtij viti “Vulë” shënoi edhe premierën e tij evropiane në festivalit të njohur italian BCT.

Në këtë film luajnë: Jorida Sorra, Fatlume Bunjaku, Avni Dalipi, Rozi Kryeziu, Edmond Hafizademi, Vlera Pylla etj.

Ky është çmimi i dytë në këtë kategori, pas MEDff në Itali.


MË SHUME NGA Kulturë