Pse Presidenca, Kuvendi, Qeveria s`mbajtën asnjë ceremoni për Nënën Terezë
BKT
Lajme

Pse Presidenca, Kuvendi, Qeveria s`mbajtën asnjë ceremoni për Nënën Terezë

Mosmbajtja e asnjë ceremoni me rastin e katër vjetorit të shenjtërimit të Nënës Terezë nga institucionet e Kosovës, ishte mbrëmë njëra nga temat e shumta të emisionit ‘Debat’ në RTK, në të cilën edhe mysafirët e emisionit shprehën vërejtjet dhe pakënaqësitë e tyre për këtë.

Njohësi i zhvillimeve politike, Ramush Tahiri, tha se kjo më së miri flet se shteti ynë unë nuk i ka themelet e shëndosha, nuk i ka shtyllat, parametrat mbi të cilat duhet të vendoset.

“Mund të hapet edhe një debat publik se çka është karakteristikë për shtetin e Kosovës, cila është trashëgimi e saj politike, tradicionale edhe ajo fetare e humane. Krejt vendet kur e themelojnë shtetin, e edhe Rilindësit i zgjedhin disa vlera të përbashkëta kombëtar”, tha ai pos tjerash.

Ndërsa profesori, Berim Ramosaj, tha se ne jemi popull që kemi aq shumë mundësi të shfrytëzimit të figurave historike, qoftë për pozitën gjeostrategjike qoftë për orientimin properëndimor, mos të flasim për raportet që kemi pas me popullin izraelit gjatë luftës së Dytë botërore, por nuk kemi ditë fare ti shfrytëzojmë ti menaxhojmë ato.

“Shqipëria ka bë më shumë në këtë drejtim, ka bërë flama, emisione dokumentare dhe i ka plasua ato, ndërsa Kosova ka bërë shumë pak në këtë drejtim”, tha Ramosaj.

Për më shumë ndiqni videon në vazhdim:


MË SHUME NGA Lajme