20:29 / 09.09.2020
Tahiri: Marrëveshja është ekonomike dhe nuk ka asgjë të keqe në të
Analisti politik Ramush Tahiri, vlerësoi se tek marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka asgjë të keqe.
“Projekti është komplet amerikan dhe palët kanë korrektuar, marrëveshja është konkrete për ndihma ekonomike dhe kjo është më rëndësi”, tha ai sonte në RTK.
Sipas tij, investimet do të jepen nga ShBA. “Fondi Amerikan do të jetë në Beograd, ne me kapacitetet që në kemi nuk kemi mundësi të i realizojmë këto projekte”, tha ai.
Ai vlerësoi se ShBA-ja nuk e vë në dyshim përkrahjen për Kosovën.























