Ambasadorja Butek vizitoi Aleancën Franceze në Prishtinë
Ambasadorja franceze, Marie-Christine BUTEL, ka vizituar Aleancën Franceze të Prishtinës, ku gjithçka është gati për të mirëpritur publikun në vend dhe në distancë.
Aleanca, si çdo vit sot organizon Ditë me Dyer të Hapura, këtë radhë përmes internetit duke ofruar kurse në distancë dhe në ambientet e saj.Mediateka dhe hapësira Campus France kanë rihapur dyert e tyre dhe ju mirëpresin nga ora 10:00 deri në ora 18:00 nga e hëna deri të enjten, dhe nga ora 10:00 deri në ora 14:00 pasdite nga e premtja deri të shtunën.
Përfitoni nga Dita e Hapur në Aleancë! Në program: mësime falas në internet, zbritje dhe surpriza për nxënësit tanë. Aleanca Franceze e Prishtinës dhe ekipet e saj janë aty për ju, gjithmonë me të njëjtin qëllim: Të ofrojnë përsosmëri pedagogjike franceze në mësimin e gjuhës frënge, shqipe dhe serbe, në kushtet më të mira të pritjes së studentëve dhe respektimin e masave shëndetësore.























