Ky është programi i nesërm në ‘Mirëmëngjesi Kosovë’
Nesër në emisionin e mëngjesit `Mirëmëngjesi Kosovë`, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Kosova kujton viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit, për të folur lidhur me këtë cështje në lidhje direkte do të jetë Agim Rexhepi, kryetar i shoqatës “Miqtë e Amerikës”.
Për të folur për nisjen e edicionit të 10-të të festivalit të letërsisë “Polip”, e ftuar do të jetë Lendita Azizi nga Qendra “Multimedia”
Hapet ekspozita “Root rot”, lidhje direkte do të ketë nga Paper Gallery, ku prej atje do të flas artisti Burim Berisha.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























