20:47 / 10.09.2020
Musa: SHBA gjithmonë ishte për fuqizimin e shqiptarëve
Avokati Skënder Musa ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjithmonë kanë qenë për fuqizimin e shqiptarëve.
Duke folur në “Debat” te RTK, ai ka zbërthyer shtysën e elementeve që bëjnë deklarime anti-amerikane në Kosovë deri në atë shkallë duke e quajtur Richard Grenellin pro-serb.
“Nuk e bëjnë për shkak të një grushti të votave, por e bëjnë për shkak të ideologjisë. E majta gjithmonë ka qenë nën ndikimin e Lindjes. Ideologjia e majtë ekstreme nuk njeh shtet kapitalist. Propaganda është shumë e fortë dhe depërton shumë shpejt. Ndikimi bëhet nëpërmjet financimeve të ndryshme”, ka thënë ai.
Sipas tij, Marrëveshja në Uashington ishte shumë e mirë.























