Ky është programi i nesërm në "Mirëmengjesi Kosovë"
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në "Mirëmengjesi Kosovë"

Nesër në emisionin e mëngjesit `Mirëmëngjesi Kosovë`, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Nesër fillon viti i ri shkollor, me këtë rast në lidhje direkte do të jetë Jehona Oruqi Drejtoreshë e shkollës e shkollës Faik Konica.

Mysafir në studio do të jetë Alush Gashi,drejtor i Kino Armata, i cili do të flas për shkollën joformale "Neo School" dhe prodhimin e filmave të shkurtë dokumentarë.

Kurse Besim Aliu  nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, do të njoftoj se çfarë moti na pret ditët në vijim. 

Në lidhje të drejtëpërdrejtë nga Ferizaj do të jetë Afrim Llabjani, drejtor i drejtorisë së Arsimit.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme