Çfarë duhet të dini nga ACM Awards 2020?

Çfarë duhet të dini nga ACM Awards 2020?

Ceremonia e ndarjes së çmimeve ‘ACM Awards’ u transmetua në Nashville, Tennessee, pa fansa dhe asnjë duartrokitje, edhe kur fituesit u ngritën drejtpërdrejt për të pranuar çmimet e tyre.

Megjithatë, edicioni i 55-të i këtij evenimenti madhështor kishte gjëra shumë të bukura dhe yje të cilët shkëlqyen me paraqitjet e tyre.

Stafi i ngjarjes qëndroi në hyrje të ‘Grand Ole Opry’ duke i inkurajuar të ftuarit dhe artistët që të respektojnë distancën sociale dhe të mbajnë masat mbrojtëse.

Maren Morris fiton çmimin si ‘artistja femër e vitit’ gjatë edicioni të 55-të të ndarjes së çmimeve në ACMs.

Për shkak të pandemisë së coronavirusit, vendet në sallë ishin boshe dhe nuk kishte asnjë fans apo të ftuar special.

Old Diminion ndërkohë pranuan ‘çmimin e vitit’ për këngën “One Man Band”.

Lily Alrdrige në anën tjetër prezantoi ‘grupin e vitit’, ndërsa Old Dominion fituan edhe këtë çmim.

Cam prezantoi ‘këngën solo të vitit’ gjatë këtij evenimenti madhështor.

Keith Urban edhe këtë herë ishte nikoqir dhe ka mbajtur një fjalim mbrëmë në Nashville, Tenn.

Darius Rucker prezantoi albumin e vitit dhe fitues ishte Luke Combs me këngën “What You See Is What You Get”.

Mickey Guyton dhe Keith Urban performojnë së bashku “What Are You Gonna Tell Her”.

Lauren Alaina ka prezantuar ‘artistin e vitit’, teksa edhe këtë çmim e ka fituar Luke Combs.

Këngëtarja amerikane, CeCe Winans, prezanton çmimin e ‘artistes së vitit’ dhe këtë e fitoi Marren Morris.

Carrie Underwood pranoi çmimin ‘argëtuesi i vitit’ së bashku me Thomas Rhett.

/Telegrafi/


MË SHUME NGA Kulturë