17:31 / 17.09.2020
Sukses i madh i boksierit kosovar
Federata Ndërkombëtare e Boksit (AIBA), e ka publikuar renditjen më të re të boksierëve për vitin 2020.
Boksieri ynë, Patriot Behrami, ndodhet në vendin e 27-të në botë në kategorinë -69 kilogramë, që vlerësohet sukses për të.
Behrami ka tubuar 150 pikë, të cilat i ka fituar me vendin e pestë të zënë në Lojërat Evropiane Minsk2019.
AIBA në renditjen botërore, merr parasysh vetëm pikët e fituara në Kampionatet Botërore, Kampionatet Kontinentale dhe Lojërat Evropiane, në të cilat gara pikë të fituara si senior ka vetëm Behrami.
Patrioti merr bursë nga Komiteti Olimpik i Kosovës si “Shpresë Olimpike 2020”.























