22:40 / 18.09.2020
Bayerni e nis furishëm mbrojtjen e titullit, demolon Schalken
Bayern Munich në mënyrën më të mirë të mundshme e ka nisur mbrojtjen e titullit në Bundesligën gjermane, raporton RTKLive.com.
“Bavarezët” demoluan Schalken, duke e mposhtur bindhshëm prej 8-0, sonte në sfidën hapëse të sezonit të ri.
Gnabry me tripletë, dhe Lewandowski, Goretcka, Myler, Sane dhe Musiala më nga një gol, treguan se kampionët në fuqi edhe në edicionin e ri, do ta kenë fjalën kryesore.
Ish-lojtari i Manchester Cityt, Leroi Sane debutoi me gol dhe dy asistime tek gjiganti gjerman. /RTKLive/























