Grenell vjen nesër në Kosovë

Grenell vjen nesër në Kosovë

Emisari Special i Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, nesër do të vijë në Kosovë.

Klan Kosovës raporton se zyra për Këshillin e Sigurisë Kombëtare (NSC) ka konfirmuar ardhjen e Grenell në Kosovë bashkë me delegacionin e Korporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit.

Kujtojmë se më 4 shtator është nënshkruar marrëveshja ekonomike Kosovë-Serbi, nga kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, dhe nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nën vëzhgimin e presidentit të Amerikës, Donald Trump.

Sipas burimeve , Grenell të mërkurën do të udhëtojë drejt Serbisë.


MË SHUME NGA Aktuale