Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Në lidhje të drejtpërdrejtë nga Linzi i Austrisë do të jetë, Gazmend Freitag, piktor i cili do të fletë për 10 portrete për nder të gruas shqiptare’.

Kurse Mjellma Vula - udhëheqëse e programit YES në Kosovë dhe ish bursiste do të flasë për “Programin për shkëmbim të të rinjve dhe studim (yes)”.

Po ashtu në një lidhje të drejtpërdrejtë do të paraqitet edhe Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës i cili do të na tregoi se çfarë moti na pret këtë javë.

Emrush Ujkani, Drejtor i Këshillit të Investitorëve Evropian do të flas rreth pakos së rimëkëmbjes ekonomike dhe efektet e saj te bizneset.

Mysafir tjetër i këtij programi do të jetë edhe Bjeshkë Guri -Koordinatore e programit për fuqizimin e rinisë i cili do të flas për Ditën Ndërkombëtare të Paqes/motoja sy-mshelë në "paqe".

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.