"Të përshpejtohet përmbyllja e liberalizimit të vizave për Kosovën"
BKT
Lajme

"Të përshpejtohet përmbyllja e liberalizimit të vizave për Kosovën"

Të përshpejtohet përmbyllja e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, ka qenë kërkesa e ministres së Jashtme Meliza haradinaj-Stublla për Shefin e Misionit të Zyrës Ndërlidhëse të Mbreterisë së Belgjikës në Kosovë, Jean-Louis Servais.

Haradinaj-Stublla ka njoftuar për takimin e zhvilluar të martën. 

Njoftimi i plotë:

Pata sot në takim Shefin e Misionit të Zyrës Ndërlidhëse të Mbreterisë së Belgjikës në Kosovë, z. Jean-Louis Servais

Ritheksova kërkesën tonë për insitutcionet drejtuese të BE-së dhe shtetet anëtare të saj që të përshpejtojnë përmbylljen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, si dhe u dakorduam për fillimin e konsultimeve politike bilaterale me Belgjikën në nivel të Ministrive të Punëve të Jashtme.


MË SHUME NGA Lajme