Festivali i Filmit në Tiranë nis me nderimin e regjisorit Gjergj Xhuvani

Festivali i Filmit në Tiranë nis me nderimin e regjisorit Gjergj Xhuvani

Në debatin e madh nëse festivalet e filmave duhet të zhvillohen apo jo, edhe Tirana International Film Festival (TIFF) ka pasur dyshimet e veta. Dhe filmi i parë që ngriti siparin e këtij edicioni ishte një film për të cilin kemi më shumë se një vit që e presim. “Liqeni im” nga Gjergj Xhuvani ishte i përzgjedhuri.

Kështu, nata e parë e TIFF u kthye në homazhin dhe nderimin e regjisorit. Dhe duartokitjet më të mëdha shkuan për ata që humbën këtë vit, për ata që lanë shumë me artin e tyre.

Tirana International Film Festival vijon rrugëtimin deri më 25 shtator me 108 filma në programin e këtij edicioni./a2/