Pas komplikimeve me COVID-19, ndërron jetë vokalisti i “Four Seasons”

Pas komplikimeve me COVID-19, ndërron jetë vokalisti i “Four Seasons”

Tommy DeVito ka vdekur pas komplikimeve që ia shkaktoi koronavirusi.

Tommy DeVito, një anëtar themelues i The Four Seasons, grupi i portretizuar në muzikalin e suksesshëm “Jersey Boys”, ka vdekur nga komplikimet e COVID-19 në moshën 92 vjeçare, shkruan CNN.

DeVito vdiq të hënën në Las Vegas, njoftoi miku i tij Alfredo Nittoli, i cili së pari e bëri të ditur lajmin në Facebook.

Dy anëtarët e tjerë themelues, Frankie Valli dhe Bob Gaudio, gjithashtu lëshuan një deklaratë në rrjete sociale.

Në atë deklaratë grupi ngushëllojnë familjen e vokalistit dhe thonë se do iu mungojë shumë.

Së bashku me Joe Long, burrat filluan me grupin në vitin 1960. DeVito dhe Valli kishin performuar tashmë së bashku që nga viti 1954 kur filloi grupi.

 

Gjatë kohës së tyre së bashku, grupi kishte katër hite nr. 1 duke përfshirë “Sherry”, “Big Girls Don’t Cry”, “Walk Like a Man” dhe “Rag Doll”.

Albumi i tij i fundit ishte një seri këngësh popullore italiane që u publikua më 2006. /Lajmi.net/