Rudiger drejt largimit nga Chelsea

Rudiger drejt largimit nga Chelsea

Mbrojtësi i Gjermanisë, Antonio Rudiger do të largohet nga Chelsea para se të mbyllet afati kalimtar i kësaj verë, raporton “The Telegraph”, transmeton RTKLive.com.

Rudiger ka mbetur jashtë skuadrës së “Bluve” të Londrës edhe në sfidën kundër Barnsley në kuadër të Carabao Cup.

Trajneri i Chelseas, Frank Lampard duket së nuk llogaritë në shërbimet e mbrojtësit gjerman këtë sezon të garave, dhe e ardhmja e Rudiger duket së do të jetë larg Londrës.

27 vjeçari, i cili pas tri viteve do të largohet nga Stamford Bridge, është duke u vëzhguar nga disa klube tjera evropiane.

E ardhmja e lojtarit thuhet së do të vendoset brenda pak ditësh. /RTKLive/