S’ka më dilema, Dortmund merr vendimin përfundimtar për Sanchon

S’ka më dilema, Dortmund merr vendimin përfundimtar për Sanchon

Jadon Sanchon do e shohim sërish pjesë të Borussia Dortmund. Ylli anglez është një ndër emrat më të përfolur në merkato, por verdhezinjtë gjermanë kanë vendosur përfundimisht të mos e shesin tani.

20-vjeçari i linjës së djathtë ka shkëlqyer me golat dhe asistet e tij, duke tërhequr prej kohësh vëmendjen e shumë klubeve “big”.

Manchester United tentoi gjatë gjithë verës, por Dortmundi ka refuzuar çdo ofertë të ardhur nga ishulli.

The Independent raporton se drejtuesit e klubit të Bundesligës kanë vendosur ta mbajnë edhe një vit në skuadër Sanchon.

Merkato nuk ofron alternativa të shumta dhe zëvendësimi i lojtarit ofensiv nga Londra është mision i pamundur në këto momente.