Kastrati: Serbia është e detyruar të zbatojë marrëveshjen e Uashingtonit

Kastrati: Serbia është e detyruar të zbatojë marrëveshjen e Uashingtonit

Profesori dhe analisti Ardian Kastrati, në emisionin “Debat” të RTK-së, ka thënë se Konventa e Vjenës e përcakton që zotimet e nënshkruara në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator janë marrëveshje.

“Është marrëveshje, sepse këtë e përcakton Konvekta e Vjenës. Është e vërtetë që nuk ka afat dhe ndërshkime nëse nuk zbatohet, mirëpo ajo është marrëveshje e plotfuqishme”, ka thënë Kastrati.

Sipas tij, më këtë marrëveshje, të dy shtetet (Kosova dhe Serbia) janë konsideruar si sovrane.

“Dispozitatat e saj (marrëveshjes) përcaktojnë detyrime, prandaj Serbia do të detyrohet t’i zbatojë, siç është rasti me Hezbollahun”, ka thënë Kastrati.

Duke folur për spekulimet se presidenti Trump këtë marrëveshje e ka bërë për të fituar sa më shumë elektorat në zgjedhjet e nëntorit në SHBA, Kastrati i ka ngritur disa pyetje.

“Çfarë kishte objektiv Trumpi përmes kësaj marrëveshje nëse thuhet se është bërë për fushatë? Shqiparët? Jo, se janë pak dhe ka votë të ndryshme. Serbët, po ashtu janë pak dhe kanë votë të ndryshme”.

Duke folur për mundësinë që në SHBA të ndërrohet administrata, Kastrati në “Debat” ka thënë se edhe nëse fiton Joe Biden, Amerika s’do të ndryshojë asgjë në raport me Kosovën.

“Shembull, në pushtet vije Bideni, i cili mund të ketë hezitime për Izraelin, por nuk i thotë Izraelit tërhiqe njohjen për Kosovën. Edhe nëse vjen Biden marrëveshja do të zbatohet pikë për pikë”, ka theksuar ai. /RTKLive/


MË SHUME NGA Aktuale