Legia s’lejon befasi, eliminohet Drita
BKT
Sport

Legia s’lejon befasi, eliminohet Drita

Kampionia e Kosovës, Drita e Gjilanit e ka mbyllur aventurën në Europa League, pasi sonte është mundur nga Legia Varshaw, me rezultat 2-0, raporton RTKLive.com.

Legia dhe Drita janë ballafaquar në kuadër të rrethit të tretë të Europa League-s. 14-të herë kampioni i Polonisë nuk lejoj befasi, duke qenë ekip më i mirë së skuadra jonë.

Polakët e Legias më mirë e kontrolluan lojën, sidomos në pjesën e parë kur edhe shënuan dy gola përmes Wszolek (24’) dhe Pekhart (43’).

Futbollistët e Dritës u munduan mjaft shumë që të bëjnë diç më shumë më fraksionin e dytë të kësaj sfidë, megjithatë, përvoja dhe cilësia ishin dukshëm në anën e skuadrës polake, e që në fund e fituan ndeshjen dhe vazhdojnë rrugëtimin në këtë garë joshëse në Evropë.

Drita këtu e mbyll aventurën në garat evropiane, por kampionia e Kosovës tashmë ka shkruar historinë duke u bërë ekipi i parë nga Kosova që kalon në rundin e tretë të Europa League-s. /RTKLive/