14:25 / 28.09.2020
Në Prizren hapet ekspozita ”Kultura rome në pikturë”
Pas lehtësimit të masave anti covid fillojnë të zbatohen aktivitetet kulturore në qytetin e Prizrenit.
Sot në ambientet e Hamamit të Gazi Mehemt Pashës në Prizren u hap ekspozita me temë, ”Kultura rome në pikturë”. Ekspozita në fjalë ka për synim të paraqes vlerat kulturore rome përmes artit.
Kjo ekspozite u organizua nga OJQ SAKUNTALA me mbështetjen financiare të Ministrisë së Kulturës, Rinise dhe Sportit.























