Klinaku thotë se po provokohet nga mesazhe të dyshimta

Klinaku thotë se po provokohet nga mesazhe të dyshimta

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL–UÇK-së, Faton Klinaku, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka njoftuar se po merr se po provokohet dhe shqetësohet nga persona të panjohur, të cilët po i çojnë mesazhe kinse janë nga Gjykata Speciale e Hagës.

Klinaku tha se mesazhe të tilla e të panjohura në telefonin e tij nuk kanë të naluar në këto orë të vona.

“Në adresën tuaj private të emailit ose në atë të organizatës është dërguar një email që përmban urdhrin e gjykatësit të vetëm. Nëse keni ndonjë pyetje mund të kontaktoni [email protected]”, shkruhet në një nga mesazhet që ka pranuar Klinaku.

Ai i bëri thirrje Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë së Shtetit që t’i hetojë ata që po bëjnë veprime të tilla.

“Provokimet, shqetësimet e panjohura për mua në adresën, telefonin tim personal, nuk kanë të ndalur në këto orë të vona! Kërkoj nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit që t’i hetojë se nga kush dhe përse bëhen këto”, ka shkruar Klinaku.

Kujtojmë se sot gjatë ditës, Faton Klinaku dhe avokati i OVL-UÇK’së, Tomë Gashi, janë ftuar që të japin dëshmi në zyrat e EULEX’it në Fushë Kosovë. Që të dy kanë refuzuar të bëjnë një gjë të tillë.