VIDEO-Dumoshi: Do të mbështesim projektet kulturore e sportive

VIDEO-Dumoshi: Do të mbështesim projektet kulturore e sportive

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, tha se këtë vit do të ketë projekte që do të mbështeten nga ministria që ajo e udhëheq.

Sipas saj pandemia ka bërë që ky vit të jetë sfidues për fushat që janë në kompetencë të MKRS-së.

“Pandemia ka qenë një traumë e madhe, por institucionet nuk duhet të dorëzohen. Ne kemi bërë punë me të gjitha komunitetet sportive, kulturore etj”, tha ajo sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Ajo bëri me diej se kanë pasur bashkëpunim të shkëlqyeshëm me të gjitha komunat e Kosovës. Dumoshi bëri me diej se janë 88 projekte që janë duke u mbështetur në sport.

Autor: RTKlive


MË SHUME NGA Aktuale