15:44 / 01.10.2020
Mbi 100 pacientë me COVID-19 që po trajtohen nëpër spitale e Kosovës
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, ka njoftuar se aktualisht janë duke u trajtuar në spitale 155 pacientë me COVID-19.
Në Klinikën Infektive të QKUK-së janë 54 pacientë, në Klinikën e Pulmologjisë 44, në Anestezion (MIQ) 8, në Klinikën e Pediatrisë 2.
Ndërkaq, në Spitalin e Prizrenit janë duke u trajtuar 16 pacientë, në Spitalin e Gjakovës 6, në Spitalin e Pejës 10, në Spitalin e Gjilanit 15.
IKSHPK njofton se raste aktive janë 1 mijë e 359.
























