22:26 / 01.10.2020
Lajçak tregon se çfarë u bisedua sot me kryeministrin Hoti
I dërguari Special i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka treguar në rrjetin social Twitter për bisedën e tij virtuale me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti.
Hoti dhe Lajçak kanë folur sot për dialogun në mes të Kosovës dhe të Serbisë.
“Bisedë e mirë me Kryeministrin Avdullah Hoti sot për të shkëmbyer mendime mbi gjendjen aktuale të dialogut të lehtësuar nga BE-ja si dhe për aktivitetet e ardhshme”, tha Lajçak.
Hoti po ashtu tregoi për bisedën e tij me Lajcakun, ku ndër të tjera tha se i bëri të ditur Lajçakut se vetëm njohja reciproke është përfundimi i kënaqshëm nga ana e Kosovës.























