Milan në bisedime me yllin e Chelseat
BKT
Sport

Milan në bisedime me yllin e Chelseat

Milan mund të kompletojë një transferim nga Chelsea këtë afat kalimtar.

‘Calciomercato’ shkruan se Milan janë në bisedime me Chelsean për nënshkrimin e mbrojtësit Antonio Rudiger.

‘Rossonerët’ kanë vënë kontaktet me përfaqësuesit e reprezentuesit gjerman, për huazimin e 27 vjeçarit.

Tottenham gjithashtu ka qenë i lidhur me mbrojtësin gjerman, që nuk pritet të jetë i rëndësishëm për Frank Lampard në sezonin e ri të Chelsea.

Rudiger te Chelsea është transferuar nga Roma, në vitin 2017.