“Sakatohet” Reali, lëndohet edhe një mbrojtës tjetër
BKT
Sport

“Sakatohet” Reali, lëndohet edhe një mbrojtës tjetër

Dëmtimet prekin kampionët e Spanjës. Real Madrid ka marrë disa lajme të këqija këto ditë.

Fillimisht ishte sulmuesi Eden Hazard, i cili ka një problem në gju dhe do të mungojë deri në tre javë. Ditën e djeshme Zidane u bë me dhimbje koke sërish.

Dani Carvajal gjithashtu është dëmtuar dhe nuk do të jetë i gatshëm për dy muaj. Vetëm në dhjetor anësori i krahut të djathit mund të kthehet për Realin. Fati i keq nuk i ndahet spanjollëve.

Lojtari i radhës që qëmtohet është Alvaro Odriozola, një tjetër mbrojtës i djathtë. Real Madrid bën me dije se ka një shqetësim në pulpën e këmbës së majtë dhe mbetet të përcaktohet koha e rikuperimit.