Serie A vjen me sfida joshëse, spikat dueli Lazio-Inter
BKT
Sport

Serie A vjen me sfida joshëse, spikat dueli Lazio-Inter

Një e dielë si kurrë më parë sa shumë sfida, emocione dhe spektakël me ndeshjet e kampionateve më të rëndësishme evropiane.

Në pritje se çfarë do të ndodhë me duelin Juventus-Napoli, në Serie A vëmendja më e madhe është te sfida e orës 15:00 mes Lazios dhe Interit, dy skuadra që sezonin e kaluar ndanë pikët në përballjet mes tyre dhe ishin në luftë për titullin deri në javët e fundit.

Duke patur parasysh edhe humbjen e thellë që pësoi Lazio në shtëpi ndaj Atalantës në mesjavë, Interi është favorit në këtë duel pasi ekipi i Simone Inzaghit ka edhe mungesa të shumta në mbrojtje.

Me dyshen Lukaku-Lautaro në superformë por edhe me një Hakimi që është përshtatur menjëherë në skemat e Antonio Contes, ziklatrit janë favoritë për të marrë tre pikët e radhës.

Në orën 15:00 në Serie A do të luhet edhe sfida mes Parmës dhe Veronës ashtu si edhe Benevento-Bologna, transmeton SS.

Ndërkohë një sfidë të lehtë në letër ka Milani për të marrë fitoren e 3-të në po aq javë në këtë kampionat pasi pret në San Siron debutuesit e Spezias në një duel që duhet fituar me çdo kusht.